Jeta tragjike e një adoleshenteje në Greqi, i shpëtoi 2 përdhunuesve shqiptarë kur ishte 11-vjeç por vritet nga i dashuri pakistanez

Jeta tragjike e një adoleshenteje në Greqi, i shpëtoi 2 përdhunuesve shqiptarë kur ishte 11-vjeç por vritet nga i dashuri pakistanez

Nikoleta dhe përdhunuesit e saj

Në vendlindjen e saj në një fshat në Greqi ‘u shkrua’ sot epilogu tragjik për 17-vjeçaren Nikoletta, e cila dyshohet se u vra nga i dashuri 22-vjeçar pakistanez në shtëpinë e saj në Peristeri të Athinës. Miq dhe të afërm i japin lamtumirën vajzës së humbur me lot në sy. Mes tyre nëna e saj, e cila të hënën në mbrëmje e kuptoi se diçka nuk shkonte me vajzën, pasi 17-vjeçarja nuk po i përgjigjej telefonit.

Në gjendje të keqe psikologjike është edhe babai i saj, i cili zbuloi anën e vështirë të jetës, me të cilën vajza e tij u përball që në moshë të vogël. Ai ka treguar se në dy vitet 2016-2017, Nikoleta 11-vjeçare e atëhershme dhe vëllai i saj 8-vjeçar ishin viktima të dhunës seksuale nga tre burra, dy shqiptarë dhe një i moshuar grek, 83-vjeçar. Madje, ai thekson se vajza është ngacmuar sistematikisht për shkak të këtij incidenti dhe ka qenë një nga arsyet që ka lënë fshatin e saj të lindjes për të ardhur në Athinë. Sipas informacioneve, njëri prej autorëve ka qenë në lidhje me nënën e Nikoletës, ndërsa dy shqiptarët janë dënuar për këtë rast konkret.

Dy shqiptarët fillimisht u arrestuan dhe u lanë në paraburgim në vitin 2018, por u liruan një vit më vonë pasi Gjykata e Selanikut i shpalli të pafajshëm. Mirëpo, prokurori ka bërë ankim, që i është pranuar nga Gjykata e Lartë. Më pas ata u dërguan për t'u gjykuar sërish nga e njëjta gjykatë me një përbërje të ndryshme gjyqtarësh dhe jurish. Herën e dytë, njëzëri u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 53 vite burg për 26-vjeçarin dhe 12 vjet për shokun dhe bashkëpunëtorin e tij 28-vjeçar. 83-vjeçari u nda nga jeta në vitin 2018, para se të ulej në bankën e të akuzuarve.

Njëri prej shqiptarëve vuan dënimin ndërsa tjetri është i arratisur në Gjermani. Rasti tronditi shoqërinë e Makrohorit në vitin 2018, pasi 26-vjeçari shqiptar kishte hyrë në një lidhje me nënën e Nikoletës, e cila ishte divorcuar dhe jetonte me katër fëmijët e saj të mitur. Pasi fitoi besimin e saj, ai dhe bashkëkombësi i tij 28-vjeçar dyshohet se kanë përdhunuar, joshur dhe ngacmuar fëmijët.

Në fakt, dy autorët zhvatnin fëmijët e mitur në akte të turpshme me “klientin” 83-vjeçarin pedofil, i cili u arrestua bashkë me ta. Mes viktimave ishte edhe Nikoletta, e cila arriti t'i shpëtonte makthit që po jetonte kur nëna e saj e mori atë dhe motrën e saj dhe ata u shpërngulën në Athinë.

Por ëndrra për një jetë më të mirë larg kujtimeve të tmerrshme të fëmijërisë së saj përfundoi në tragjedi mbrëmjen e së hënës. Kur 17-vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e saj në Peristeri, pasi kishte përjetuar një vdekje torturuese në duart e partnerit të saj 22-vjeçar.../Përktheu nga Protothema Shqiptarja.com

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ladi: 05/08/2022 13:36

    Po pse moj xhan u genjeve nga nje kafshe Pakistani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'