Jetesë si në mesjetë, braktiset fshati Berzanë në Lezhë! Dikur jetonin 800 familje, sot ka vetëm 50 shtëpi

Pa rruge, energji elektrike dhe qendër shëndetësore, jetesa në fshatin Berzanë të Lezhës është si në mesjete.

Në këtë fshat kodrinor i cili ndodhet 20 km larg qytetit, nuk është investuar asnjëherë përgjatë 30 viteve të fundit.

"Energjia e elektrikut është që më kohën e Enverit. Sa të fryje erë këputet teli. Në rrugë, edhe karroca nuk ecën. Të izoluar jemi.  Të hiqen gropat. Para votimeve thanë do e shtrojmë rrugën. Mbaruan votimet dhe nuk u duk asnjë njeri.

Rruga është një problem tepër i fortë. Kalojnë njerëz të sëmurë. Është kaq e amortizuar sa duhet të shkohet një herë në muaj në punë. Këtu nuk kam parë ndonjëherë të rregullohen dritat. Si me qenë në mesjetë", shprehen banorët të kësaj zone.

Deri pak vite më parë në fshatin Bërzanë të Lezhës jetonin rreth 800 familje, ndërsa aktualisht nuk ka më shumë se 50, pasi nga mungesa e kushteve minimale të jetesës zona është braktisur masivisht nga banoret.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • selman: 16/07/2021 19:09

    Fshartat duan rruge..... ky eshte shpetim dhe te tjerat dime ti bejme vete. Fshatrat po vdesin perdite....

    Përgjigju
  • Loti: 16/07/2021 16:47

    Tamam e ke then, ne fshatrat e mesjetes kishte shum Benza 190c

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë