‘Jetët e të tjerëve’ në tablotë e Hasan Nallbanit, artisti: Një shoqëri si e jona, s’mund ta restaurojë menjëherë rolin e gruas!

Ngjarje që jetojmë çdo ditë, njerëz  që ndeshim në udhëtimin tonë, por edhe hapësirat në të cilat endemi për të reflektuar, vijnë nën penelin e piktorit të njohur Hasan Nallbani në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Ekspozita e kuruar nga Ajola Xoxa ka marrë jetë falë platformës së Harabel, që ka zhbiriluar në skutat e studios së piktorit, i cili çdo ditë ndërton një vepër arti, që ka brenda Jetën e të tjerëve, por edhe vet jetën e tij, artistike dhe personale.

 “Ka karaktere që qëndrojnë shumë intime edhe personale, as ti edhe as vet piktori nuk i vëzhgon. Prandaj vjen në këtë titull, sepse të gjithë këta personazhe në errësirë vazhdojnë jetën e tyre, edhe ti je personazhi që i vëzhgon. Ndërsa, ata vazhdojnë që të jenë vetëm. Portretet e njerëzve, vijnë plot tension, duke qarë edhe duke qeshur, duke krijuar kështu një publik masiv.  Në moshën 85-vjeçare me një karrierë kaq të madhe, s’ka më rëndësi nëse është i vëzhguar apo vëzhgues.  Në studion e tij, e përjeton jetën duke marrë përjetime të thjeshta edhe të vërteta, pa kërkuar një hero”, shprehet kuratorja e ekspozitës Ajola Xoxa.

Piktori  teksa përshkruan këto figura njerëzore, ndalet veçmas tek figura e gruas në shoqërinë tonë, tek përpjekjet edhe tek fati që ajo ka në një vend ku emancipimi nuk është kryefjalë e ditës. E megjithatë, gruaja e tablove të Nallbanit as nuk lëkundet edhe as nuk provokon me zhveshjen e saj.

“Jeta e të tjerëve është edhe jeta jote njëkohësisht, prandaj ky titull është për ti gjetur një arsye për produktin tënd. Edhe ti vet je aty brenda. Në kuptimin e jetës së të tjerëve në kuptimin e një marrëdhënieve që ty të ka përcjell gjatë viteve të fundit, që përbëjnë edhe ciklin e kohës së fundit. Tema që ka gruan në fokus është një temë, që nuk ke përse e mbyll, është ekzistuese edhe aktuale, është problematike, edhe arti e ka mision që të prek problemin shoqëror, që përbën problem, edhe që jep arsyet për të ndërtuar një vepër arti” i cili mendon se fati i gruas, jeta e gruas në Shqipëri është e tillë që të angazhon në një përpjekje, që kthen vëmendjen e shoqërisë ndaj këtij personazhi, që është gruaja në jetën tonë.

“Ky është një problem që nuk zgjidhte përnjëherë, as me fushata edhe as me propaganda, ato ndihmojnë, por duan kohën e vet, një shoqëri e paemancipuar edhe me halle që ka pas jeta jonë, nuk mund të presësh që të restaurojë për një herë pozicionin e gruas. Kërkon kohë, prandaj edhe arti i shërben këtij qëllimi që të realizojë këtë emancipim të gruas në shoqëri. S’mund të kesh as demokraci në një shoqëri që ka diferenca midis këtyre dy sekseve”, rrëfen Nallbani.

Të pajustifikueshëm e quan artisti, aksident në kohë moderne, realitetin ku artistëve pamorë nuk u krijohen mundësia e ekspozimit në galerinë kombëtarë të arteve. E megjithatë, edhe pse i ka mbushur 85-vjeç, ai na rrëfen se ka ende shumë për të krijuar

“Ai është një problem, që e konsideroj një anormalitet në realitetin tonë kulturor, veçanërisht për kategorinë e brezave të moshuar si puna ime, ku një institucion që është kryesori në kulturën tonë, s’ka vend për njerëz si unë edhe shokët e mi. Është një aksident, por do të kalojë”.

Ndërsa, motivon ëmbël teksa thotë, se liria në artin e tij, ka shërbyer për të fituar kohën e humbur para viteve ‘90

“Unë e shikoj si një përpjekje për të kapur kohën e humbur, një kohë e gjatë që na ka munguar kjo hapësirë, që artisti ka nevojë që ta  aplikojë kohën në hapësira të tjera. Edhe në ato rrethana ne jemi përpjekur për të ndërtuar një lloj personaliteti, nuk kemi qenë të detyruar që të paguanim haraçin që kërkonte koha”, përfundon artisti.

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datë 4 shkurt në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja