Rozana Radi është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar. Përveç karrierës muzikore, këngëtarja ka spikatur here pas here për dedikimet që bën në rrjetet sociale për dy prindërit e saj të ndjerë.
E pyetur nga një nga ndjekësit se me kë jeton në shtëpi, Rozana i ka prekur të gjithë duke thënë se jeton me mungesën e madhe të dy prindërve të saj.
“Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi, që për fat nuk kam mundësi t’ja puth dorën nënës dhe t’i them faleminderit babait për shkollën e mirësisë që më dha,”- shkruan këngëtarja në Instastory.