Nëntë deputetë të komunitetit serb do të jenë faktor vendimtar për formimin e qeverisë së rePRISHTINË, 4 Gusht /ATSH-B.Jashari/ -Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë kosovare, Dalibor Jevtiç, sot në Kamincë, u shpreh i sigurt se "zgjedhje të reja në Kosovë nuk do të ketë dhe se nëntë deputetë të komunitetit serb do të jenë faktor vendimtar për formimin e qeverisë së re të Kosovës".
Ndërsa, ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë së Pavarur Liberale dhe deputeti aktual Sasha Milosavleviç, tha se se "përbërja e fundit e Kuvendit të Kosovës ka vendosur tashmë për themelimin e Gjykatës Speciale dhe kjo është absolutisht kushtetuese".
Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Ministrisë, ku njoftohet se ministri Jevtiç dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës Jasmina Zhivkoviç dhe Sasha Milosavleviç, sot, me ftesë të banorëve të fshatit Ajnovce të komunës së Kamenicës, vizituan këtë vend dhe kishën e Shën Maria Magdalena, ku së bashku me shtatëdhjetë besimtarë morën pjesë në liturgjinë solemne dhe procesion, shërbyer nga prifti Dalibor Kojiç.
Dalibor Jevtiç është një nga përfaqësuesit e komunitetit serb në qeveri dhe institucionet e tjera të Kosovës. Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, shqiptarët kanë 100 deputetë të zgjedhur, ndërsa komunitetet pakicë përfaqësohen nga 20 deputetë, 10 prej tyre serbë - 9 të Lista Srpska (Srpska Lista). /ATSH/
/Shqiptarja.com