TIRANE – Është zhvilluar për herë të parë në Tiranë një kros më biçikleta, vetëm për fëmijë.
 
Rreth 100 fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre pedaluan nga sheshi “Nënë Tereza” deri në sheshin  “Skëndërbej”. Në moton, “Unë Kam Një Ëndër”, oraganizatorët kishin si qëllim masivizimin e përdorimit të biçikletës tëk fëmijët.

femijet me bicikleta

Përfaqësues i shoqatës ambientaliste Eco Bicycle, Enid Mato shprehet tepër i kënaqur me pjesmarrjen e fëmijëve në këtë aktivitet, duke i bërë thitrrje të gjithë qytetarëve që çdo fundjavë të lëvizin me biçiklete dhe jo me makine, për të pasur një ambient sa më ekologjik.

Nga ana tjerët fëmijët, shprehen të impresionuar për këtë oraganizimin dhe e shikojnë si të vetmen mundësi argëtimi.

ekovolis

ecovolis

Në fund të aktivitetit pjesmarrësit shpërndanë fletushka dhe ngjitën broshura në shtylla, për të sensibilizuar edhe njerëz të tjerë të cilët nuk ishin pjesëmarrës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)