TIRANE- Koha ka provuar gjithmonë dhe kudo, se një nga detyrat e rëndësishme të sistemit ligjzbatues është që të thellohet zbulimi i kuptimit të fshehur të çdo akti në fuqi. Por, edhe më shumë e rëndësishme është detyra, së cilës i shërben vetë sistemi: pikërisht plotësimi i zbrazëtive që mund të gjenden në çdo ligj pozitiv. E pra, asnjë sistem në këtë fushë nuk ka mundur që t’i shpëtojë nevojës së tij.