Jo më vetëm në verë, nga sot lëvizje e lirë në Morinë! Për 9 muaj kalimi pa mjete identifikimi

Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen me procedurë të përshpejtuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës.  

Për 9 muaj, nsi nga1 maj deri më 30 janar të vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do ta kalojnë në kufi pa paraqitur dokumentet e identifikimit. Më herët kjo levizja pa procedure ishte vetëm gjatë 3 muajve të verës.

Qytetarët e Kosovës që kane zgjedhur të udhetojnë sot thonë se zbatimi i marreveshjes do shmangë trafikun në Morinë.

Vetëm në orët e para të ditës së sotme nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri  rreth 5 mijë shtetas të Kosovës dhe 3 mijë mjete të vogla e dhjetra autobuzë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/05/2024 01:39

    U sigurua dhe kalimi i lire dhe pa rreziqe per te gjithe kriminelet qe duan te hyjne ose dalin nga Republika e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit