HIMARË-Në fund të gushtit do të jetë gati paketa e plotë ligjore që do të godasë paligshmërinë e bizneseve, për të shmangur një rast të dytë si 'Taivani' , i cili pas tre ditë mbylljeje për mos-lëshim të kuponit tatimor, u hap me një vendim gjykate.
Nga gjiri i Gjipesë, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, ministrja Anila Denaj tha se bizneset po i shpëtojnë ndëshkimeve me ligjin aktual, prandaj po punohet për ndryshimin e tij. Ajo njoftoi gjithashtu se janë inspektuar 750 biznese, nga ku 40% e tyre kanë rezultuar me shkelje.
"Janë 750 biznese nga Vlora në Sarandë. 40% e bizneseve kanë rezultuar në shkelje. Brenda gushtit do dalim me një paketë të plotë ligjore për të goditur të gjithë elementët e plotë të paligjshmërisë. Sikurse kemi parë edhe në evidencat e shkeljve, të lëshimit të kuponit, të vendosjes së shiritit ndodh që pas tre ditësh të hiqet shirit kundrejt rregullave juridikisht të sakta sot me një vendim gjykate. Kjo paketë ligjore e cila po punohet do të synojë një goditje të plotë juridike pa qenë nevoja për një procedurë kaq të koklavitur e cila në fund nuk e godet paligjshmërinë", tha Denaj.
Më herët, me anë të një vendimi gjykate iu hoq bllokimi kompleksit "Taivan" në qendër të kryeqytetit, pasi nuk kishte lëshuar kupon tatimor në asnjë tavolinë. Zv/kryeministri Erion Braçe hodhi akuza ndaj gjykatësit Gentian Hamiti i cili dha vendimin, sipas së cilit gjykata është bërë njësh me shkelësin duke mbrojtur evazionin tatimor të subjektit. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ndryshohet ligji, ku nuk do të ketë më ndëshkim me gjobë të pronarëve, por burg.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
70.5%
-
Jo
23.4%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 745
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor, 16:21
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Hapen aplikimet, fermerët 5 javë për të bërë gati dosjet! Grante deri në 50% nga shteti
30 Shtator, 15:39
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator, 12:21
-
Denaj në Komisionin për Ekonominë dhe Financat: Prodhimi organik, prioritet për të ardhmen e bujqësisë shqiptare
16 Shtator, 12:01
-
Bujqësi, Veterinari dhe Teknologji Ushqimore, Denaj fton të rinjtë t’i drejtohen shkollave profesionale
10 Shtator, 09:46
-
‘Baxhot përdorin vaj palme’, Denaj i përgjigjet opozitës: E pavërtetë, analizat u bënë në Çeki! Do ulim me 10% TVSH për importin e mishit për sallam
9 Shtator, 13:11
-
Denaj te Ligjet: Ndryshime në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor
9 Shtator, 12:36
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
Në tetor çelet skema kombëtare e investimeve në Bujqësi! Denaj: Po jepen fondet për fermerët që aplikuan për skemën
4 Shtator, 19:39
-
Denaj në Kuvend: Përmirësimi i legjislacionit për të rritur sigurinë ushqimore, dhe ekonominë familjare dhe atë të vendit
4 Shtator, 13:02
-
Ministrja Denaj në Slloveni: Rrisim bashkëpunimin në fushën e bujqësisë
23 Gusht, 17:17