Ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë përmes pasarelave të modës, këtë herë ajo do të inspirojë në film përmes një roli mjaft pikant në serialin më të ri i cili së shpejti do të vijë në ekranet tona.
Bëhet fjalë për modelen Aurela Hoxha, e cila këtë herë vjen në një këndvështrim tjetër, atë të aktrimit. E kontaktuar “Shqiptarja.com”, Aurela rrëfen disa detaje lidhur me rolin e saj në film si gjyqtare dhe mesazhin që filmi përcjell.
“Unë kam rolin e një gjyqtareje që gjykon personazhin kryesor. Nuk është gjykim real pasi Engjëlli, (Genc Fuga) kur gjen gruan me një tjetër mendon se çfarë do të ndodhte po ta vriste, kështu që është si të thuash një gjykim imagjinar i tij”, tregon Aurela për rolin.
Modelja Aurela Hoxha e njohur për bukurinë e saj dhe linjat trupore, ka guxuar vërtetë tepër, duke luajtur rolin një gjyqtareje në krah të aktorit Genc Fuga.
Filmi titullohet “Tirana 14” me regji dhe skenar të Edmond Mandro, ka për protagonistë aktorë të njohur shqiptarë si Genc Fuga dhe Gent Hazizi pasuar nga Eni Jani, Ervin Bejleri, Ola Harizaj, Laura Nezha, Ola Harizaj, Ina Gjonci, Azra Sallahi, Ledio Lako, etj.
Ky film me metrazh të gjatë është një komedi që pasqyron realitetin e sotëm të shoqërisë sonë bazuar mbi një formulë të veçantë, ku personazhet e trillluar të fabulës ndërthuren me personazhe ‘VIP’, të cilët vijnë, pak a shumë me emrat dhe profesionet e tyre reale. Komedia “Tirana 14” merr shkas nga një fenomen sa i hershëm, po aq edhe present siç është tradhtia bashkëshortore, për t’u fokusuar më pas tek impakti që ka seksi tek ne në ditët e sotme.
Ngjarjet dhe personazhet rrotullohen rreth një televizioni privat, roli i të cilit në ditët e sotme është shumë dominues. Filmi pritet të dalë në fillim të muajit maj.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com