'Jo vetëm Gërdeci' Spartak Braho e thotë troç: Berisha ka shumë gjynahe për të larë! Të gjithë do kalojne tek guri me vrimë

Ish deputeti i PS-së dhe i LSI-së Spartak Braho është i bindur se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe abuzuar do të dalin para drejtësisë. Edhe Berisha, thotë Spartak Braho  në intervistën për emisionin "Sot live në Shqipëri' në Report Tv.

“Mos kini merak të gjithë do të shkojnë në gjyq. Berisha ka gjynahe jo vetëm për Gërdecin. Ka gjynahe të thella që lidhen me ngjarje të rëndësishme të 1992, 1996, 1997 grushtit shtetit.  Janë një kategori e veçantë e personave që kanë drejtuar këtë vend dhe e kanë mbushur kupën me kohë. Duhet të jeni optimistë dhe opinioni ta kuptojë se të tërë do të kalojnë tek guri me vrimë. Të tërë do të përgjigen për shkeljen e ligjit’’ tha Braho për Report Tv. 

Braho bën me faj Berishën se shkatërroi nocionet e shtetit.

"Ka shumë arsye pse opozita ndodhet në këtë derexhe. E kam thënë dhe e them PD nuk ka qenë asnjëherë parti, por një rrymë, një frymë, një lëvizje kaotike e nxitur dhe e mbështetur nga faktorë të brendshëm e të jashtëm por që nuk arriti asnjëherë të krijojë idenë e një force politike që punon për interesat e vendit. Ka qenë një forcë politike që është regjisore, aktore dhe realizuese që shkatërroi nocionet kryesore të shtetit. Këta prishën shtetin. E prishi ai që drejtoi PD-në dhe vazhdon të pretendojë se është në krye të PD-së. Qenë dhe paudhësitë e të majtës. Mos konseguenca e saj në mjaft veprime. Lodrat që u bënë nga ata që drejtuan të majtën për shumë vite"

Pse po hetohen më shumë të majtët?

Kanë qenë më shumë në pushtet. Do ta vlerësoja negativisht nëse do të heqtë.Gjynahet janë trashur shumë. Për mua s’ka rëndësi nëse je i majtë apo i djathtë. Jam optimist se SPAK monitorohet nga amerikanët. Nuk të fal. Të gjitha janë të regjistruara" thotë Braho në studio me gazetarin Nertil Agalliu. 


Lajmi kryesor:

'Plumb kokës kush kërcënon prokurorët!' Spartak Braho për Report Tv propozon ndëshkimin e rëndë! 'SPAK të mbrohet nga trupë policore e pavarur'


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni