'Plumb kokës kush kërcënon prokurorët!' Spartak Braho për Report Tv propozon ndëshkimin e rëndë! 'SPAK të mbrohet nga trupë policore e pavarur'

“Plumb kokës kush kërcënon prokuorët dhe njerëzit e drejtësisë!” Ky është penaliteti i ashpër që ish deputeti Spartak Braho propozon për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë prokurorët sot në një intervistë në emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv.

Prej ditësh dy prokurorë, Doloresa Musabelliu e Prokurorisë së Posaçme dhe Merita Selimi, e cila kishte punuar në prokurorinë e Lushnjes, janë marrë në mbrojtje pasi u vunë në shënjestër të një grupi kriminal që sipas të dhënave drejtohej nga Laert Haxhiu.

Gjatë intervistës për Report Tv, Braho vë theksin tek domosdoshmëria për të ndihmuar SPAK të luftojë krimin dhe organizuar

Kur kërcënohet një prokuror apo hetues duhet të godasë plumbi kokës se nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe nuk kemi bërë gjë për të mbrojtur SPAK. Duhet mbrojtur me veprime ekstremisht të forta. Reagime të tilla që të mësojnë mirë ata që mendojnë, që nisin të mendojnë pa le të veprojnë kundër jetës së prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë. Që plumbi i kokës është pak. Këtë duhet ta bëjë ky shtet. Duhet të ngrejë zërin fort SPAK. E përsëris plumbin kokës kujtdo që rrezikon jetën punonjësit të drejtësisë” tha Spartak Braho në studio me gazetarin Nertil Agalliu.

Braho sugjeron dhe një trupë policore të pavarur që do ta mbronte SPAK. 

Kam hedhur idenë që SPAK duhet të ketë trupën e tij policore të pavarur. Kam mendimin se policia nuk e bën dot mbrojtjen.  Duhet të jetë një trupë e re. Të rregullohet me ligj e vendim qeverie. Duhet të jetë nukël e posaçme  sepse edhe policia është në ditën e saj më të keqe.  Një pjesë e policisë na rezulton edhe e ngatërruar në elementin kriminal. Duhen djem të rinj të tjerë. Ka mundësi të bëhet. Bindja ime është se policia ka frikë të veprojë kur kërcënohet një prokuror apo gjykatës. 

Lajmi ne perditesim.. 

 

Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Spartak Braho: Rama në pushtet edhe pas 2030 por PS të heqë dorë nga veset! I ka kapur euforia e naftës në Shpirag  

Ish deputeti i PS-së dhe i LSI-së Spartak Braho parashikon që Rama të qëndrojë në pushtet edhe pas 2030. Shkaku? Opozita e dobët për të cilën dhe atë e bën përgjegjës.

“Tani kryetari i maxhorancës, si regjisor i madh i realizimit të intrigave politike e ka kthyer PD-në në një trupë estrade të tallet mileti. Bëhet Bardhi kryetari i grupit parlamentar (Qesh) Gaz Bardhi përfaqëson ata që sot po rrihen e shajnë njëri tjetrin dhe që do të vazhdojë gjatë. PD është e copëzuar. Nuk ka më bashkim. Ky është fati i Edi Ramës dhe i atyre që përbëjnë maxhorancën sot se do të qëndrojnë gjatë në pushtet” thotë Braho në intervistën për Report Tv.

Edhe përtej 2030?

Spartak Braho: Patjetër. Edhe më shumë se nuk kanë rivalitet.

Nuk mund të lërë mënjanë kritikat. Thotë se PS duhet të reformohet pasi po humb kontaktet me popullin dhe realitetin.  

"PS duhet të modernizohet të heqë dorë nga disa vese që e kanë kthyer këtë forcë politike jo shumë popullore. Vendi po kalon probleme ekonomike shumë të forta. Këta nuk e dijnë se nuk shikojnë poshtë, çfarë bëhet me pensionistët. I ka mbërthyer euforia se kanë zbuluar naftën në Shpirag. Nafta në Shpirag është zbuluar më përpara nga gjeologët e naftës shqiptarë. Rama ti mbledhë e të marrin mendimin si duhet të veprojnë. Nuk i mbledh njeri. I shfrytëzojnë të tjetër por këtu nuk kujtohet njeri“ tha Braho në intervistën për Report Tv. 

Ora 15:24
'Jo vetëm Gërdeci' Spartak Braho e thotë troç: Berisha ka shumë gjynahe për të larë! Të gjithë do kalojne tek guri me vrimë

Ish deputeti i PS-së dhe i LSI-së Spartak Braho është i bindur se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe abuzuar do të dalin para drejtësisë. Edhe Berisha, thotë Spartak Braho  në intervistën për emisionin "Sot live në Shqipëri' në Report Tv.

“Mos kini merak të gjithë do të shkojnë në gjyq. Berisha ka gjynahe jo vetëm për Gërdecin. Ka gjynahe të thella që lidhen me ngjarje të rëndësishme të 1992, 1996, 1997 grushtit shtetit.  Janë një kategori e veçantë e personave që kanë drejtuar këtë vend dhe e kanë mbushur kupën me kohë. Duhet të jeni optimistë dhe opinioni ta kuptojë se të tërë do të kalojnë tek guri me vrimë. Të tërë do të përgjigen për shkeljen e ligjit’’ tha Braho për Report Tv. 

Braho bën me faj Berishën se shkatërroi nocionet e shtetit.

"Ka shumë arsye pse opozita ndodhet në këtë derexhe. E kam thënë dhe e them PD nuk ka qenë asnjëherë parti, por një rrymë, një frymë, një lëvizje kaotike e nxitur dhe e mbështetur nga faktorë të brendshëm e të jashtëm por që nuk arriti asnjëherë të krijojë idenë e një force politike që punon për interesat e vendit. Ka qenë një forcë politike që është regjisore, aktore dhe realizuese që shkatërroi nocionet kryesore të shtetit. Këta prishën shtetin. E prishi ai që drejtoi PD-në dhe vazhdon të pretendojë se është në krye të PD-së. Qenë dhe paudhësitë e të majtës. Mos konseguenca e saj në mjaft veprime. Lodrat që u bënë nga ata që drejtuan të majtën për shumë vite"

Pse po hetohen më shumë të majtët?

Kanë qenë më shumë në pushtet. Do ta vlerësoja negativisht nëse do të heqtë.Gjynahet janë trashur shumë. Për mua s’ka rëndësi nëse je i majtë apo i djathtë. Jam optimist se SPAK monitorohet nga amerikanët. Nuk të fal. Të gjitha janë të regjistruara" thotë Braho në studio me gazetarin Nertil Agalliu. 

Ora 15:13
Pse shkove tek SPAK? Përgjigjja epike e Spartak Brahos që shkakoi të qeshura në studion e Report Tv

 

Gazetari i Report Tv Nertil Agalliu u përpoq të mësonte më shumë për arsyen e vizitës së Spartak Brahos në SPAK më 12 shtator 2023 por përgjigjja e Brahos ishte epike.

Gazetari: Pse shkovve tek SPAK?

Spartak Braho: Nuk ka vlerë. Le të vazhdojmë bisedën me SPAK se ishim tek keku na çove tek byreku. Kuriozitet i madh (Qeshin në studio)

Ora 14:14
'SPAK ka ndezur motorët' Braho vlerëson Altin Dumanin: Ka flakur frikën, u jep zemër bashkëpunëtorëve

 

Në intervistën për Repor Tv, Braho vlerësoi punën e Altin Dumanit në krye të SPAK.

“SPAK ka ndezur motorët. Po punon ka një angazhim të mirë. Mesa duket është rrjedhojë edhe e një drejtimi aktual të mirë të një prokurori të ri në detyrë por jo në profesion, si Altin Dumani që ka flakur frikën këtej dhe me qëndrimin e tij u jep zemër bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij të punës. Është e rëndësishme shmangia e frikës por SPAK duhet ndihmuar" tha Braho për Report Tv.

Braho vë theksin dhe tek ndihma logjistike që i duhet ofruar SPAK.

“SPAK duhet ndihmuar me prapavijën logjistike të tij. SPAK ka shumë ngarkesë. Unë e di shumë mirë. Punojnë 30 hetues të BKH-së, por edhe 80 të jenë janë pak" tha gjatë intervistës.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 05/10/2023 17:35

    Ata qe se duan Spartakun ja rrofshin te dyja koqet.

    Përgjigju
  • E drejta: 05/10/2023 17:02

    E drejte do ishte dy plumba kokes. Nje per ate qe guxon dhe prek prokurore dhe gjyqtarr por dhe nje tjeter kokes per gjyqtataret dhe prokuroret e koruptuar qe gezojne pasuri mbi padrejtesi dhe gjakun e viktimave.

    Përgjigju
  • Zlo: 05/10/2023 15:35

    Ore. Po. Mire. Sdo. Ikin je dit. Nga. Puna. Ata. Aty do jen me te përjetshëm. Prikuror. Lire. Te beje punët prokuroria trim i madh. Ti vret te ter ajdut

    Përgjigju
    • Agroni: 05/10/2023 16:05

      po ka te drej zoti spartak kush vret te vritet vetem keshtu mbyllen gjerat jo te vrasin dhe te tjeret te gezojne jeten ne burg apo te fshyer te shpallet ligji me vdekje se sdo kete me krime .po pse budalla ishte enver hoxha ja dinte mendjen keti populli se cfare race jemi i ra kokes

  • Tiku: 05/10/2023 15:33

    Cudi qe baba Taku se ka dorezuar akoma ate valixhen e zeze ne Spak. Thone se e djeg edhe baba Takun ne pleqeri ajo valixhe. Nuk eshte burre i ndershem as ky, me Fatosin, me Saliun, me Edin, me te gjitha ka ngrene baba Taku, se ishte dhe LSI ky, apo i djeg ndonje gje, qe del lavderon Dumanin?

    Përgjigju
  • Xhei: 05/10/2023 15:07

    Burre i keq

    Përgjigju
  • Ermal lufo: 05/10/2023 15:07

    Ik mer spiun

    Përgjigju
  • Komunisti: 05/10/2023 14:41

    Foli shoku Spartak. Ky funderrine I shperlare komuniste qe duhej te ishte zhdukur qe ne 91' Keshtu sic I jepje dhe ti vendimet shoku Spartak me plumb kokes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni