Jo vetëm të shijshëm, njihuni
me vetitë e shumta të fistikëve

Jo vetëm të shijshëm, njihuni<br />me vetitë e shumta të fistikëve<br>
Janë shumë më tepër se sa një meze e lehtë dhe e shëndetshme për tu ngrënë në një aperitiv. Fistikët janë një ushqim i pasur me proteina, kalium, vitamina K, vitamina E dhe ngjyra e saj e jashtëzakonshme, jeshile dhe vjollcë, tregon për një sintezë të përsosur midis arotenoideve, e çmuar si antioksidant, dhe flavonoidet, anti-inflamatorë aleatë të mirëqenies.

Ndoshta nuk e dinit, por Fistikët, tashmë të kultivuar që në prehistori, e kan prejardhjen nga Lindja e Mesme e veçanërisht në Persi. Pema e Fistëkut shkon në reth 6 metra lartësi, ndërsa jetëgjatësia e saj mund të shkojë edhe deri në 300 vite.

Përveçse që është një përbërës i rëndësishëm në pjatat tona, ai është gjithashtu një mik shumë i mirë i shëndetit tonë. Prandaj le të zbulojmë vetitë e tij të jashtëzakonshme.

Miq të dietës: Fistikët ndihmojë për të kontrolluar peshën e trupit për shkak të përmbajtjes së rëndësishme të fibrave.

Mirupafshim plakje: Fistikë kanë një veprim anti-inflamator pasi përmbajnë proanthocyanidins, një antioksidant shumë më i fuqishëm se vitamina C dhe E.

Ndihmojnë në uljen e kolesterolit: Fistikët ndihmnojnë në uljen e kolesterolit duke ju ndihmuar të keni edhe një zemër më të shëndetshme. Disa studime tregojnë se konsumi i rregullt i fistikë (rreth 30 gram në ditë) ul kolesterolit total me deri në 10.1%.

Ul nivelin e sheqerit në gjak: Konsumi i rregullt i fistikë është i dobishëm në trajtimin e pacientëve me diabet tip 2.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot