Sherri i bujshëm mes dy repereve i ndodhur vetëm disa ditë më parë është bërë epiqendra e të gjitha medieve rozë. Në eventin e organizuar për javën e modës, cardi B I qëlloi me këpucë Nicki Minaj. Por dy vazjat nuk u ndalën me kaq.
Ato sulmuan njëra-tjetrën edhe me deklarata në rrjetet sociale. Cardi B shprehej se kishte toleruar shumë dhe nuk do të lejonte që dikush ta gjykonte, e ndërsa Minaj e 'thumboi' kolegen duke u shprehur se “ku*vat flasin nëpër tekste ndërsa në të vërtetë kanë frikë”.
Komento