Pas refuzimit nga Dua dhe Shakira, këta janë këngëtarët që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar

Pas refuzimit nga Dua dhe Shakira, këta janë këngëtarët që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar

Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares

Që kur u njoftua se Katari do të ishte vendi që do të zgjidhej për të pritur Kupën e Botës 2022, ka pasur shumë lajme dhe komente nga njerëz të famshëm që kanë sulmuar zgjedhjen e FIFA-s dhe kanë fajësuar organizatën se i ka dhënë më shumë rëndësi përfitimit të saj monetar sesa për të drejtat e njeriut.

Disa futbollistë kanë deklaruar tashmë në disa raste se do të mbajnë shiritin e flamurit ylber në mbështetje të komunitetit LGTBIQ+ gjatë kohës së tyre në Kupën e Botës 2022, pavarësisht nga rregullat dhe ligjet e Katarit.

Kahlid Salman, ambasadorja e Kupës së Botës, nuk i është dashur vetëm të negociojë me lojtarët, por edhe me artistët që Katari dëshironte të performonte në ceremoninë e hapjes së tyre.

Cilët janë artistët që kanë refuzuar të performojnë në Katar?

Nuk ka qenë e lehtë të gjesh këngëtarë që ishin të gatshëm të udhëtonin në vend dhe të performonin.

Një nga artistet më të njohura që i ka thënë ‘jo’ Botërorit ka qenë sensacioni i estradës, Dua Lipa . Këngëtarja ka shpjeguar se nuk ka arritur kurrë në pikën e negociatave sepse vendimi i saj është marrë që në fillim.

"Unë do të bëj brohoritje për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur ai të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës," tha Dua Lipa.

Një tjetër artiste që prej disa muajsh është nw qendrwn e vëmendjes tw të gjithëve është Shakira . Artistja ka pasur një nxitje të madhe në popullaritetin e muzikës së saj falë këngës së saj të re, ku i kushton disa fjalë Gerard Pique .

Rod Stewart ishte gjithashtu një nga kandidatët për të performuar, por këngëtari së fundmi ka shpjeguar pse e refuzoi ofertën fitimprurëse.

"Ata më ofruan një shumë të madhe parash, mbi një milion dollarë për performancën, por unë e refuzova sepse nuk mendoj se është e drejtë të shkosh në një vend me ato ide dhe vlera. Gjithashtu mendoj se edhe iranianët duhet të ndalojnë duke i furnizuar me armë”, rrëfeu Stewart .

Artistët që i kanë thënë po Katarit dhe që do të mund t'i shohim të performojnë janë: J. Balvin, Robbie Williams, Jason Derulo, Clean Bandit, Sean Paul, Nora Fatehi, Black Eyed Peas, Jungkook i BTS dhe Nicki Minaj, Maluma. dhe Myriam Fares. Këta tre të fundit janë përgjegjës për krijimin e këngës zyrtare për Botërorin Katar 2022.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit