Joe Biden fton Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë! Rusët sulmojnë Avdiivkën! Kievi s'do marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris

Presidenti i SHBA Joe Biden ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për një takim të martën (12 dhjetor).

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre thotë se ky takim ka për qëllim të “theksojë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë veten kundër pushtimit brutal të Rusisë”.

Vizita e Zelensky vjen në një moment kritik të negociatave të Shtëpisë së Bardhë e cila po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Kongresin e SHBA për ndihmë urgjente për Ukrainën. 

“Ndërsa Rusia përshkallëzon sulmet me raketa dhe dron kundër Ukrainës, udhëheqësit do të diskutojnë nevojat urgjente të Ukrainës dhe rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së në këtë moment kritik”, thuhet më tej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa lufta vijon Ukraina thotë se nuk mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit. Bojkoti i këtij aktiviteti sportiv sipas ministrit ukrainas vjen për shkak se atletët rusë dhe bjellorusë, të cilët kualifikohen për të garuar në sportet e tyre për Lojërat Olimpike Parisi 2024, do të mund të marrin pjesë si neutralë, pa flamuj, emblema, dhe himne, në ceremoninë që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Ndërkaq presioni rus mbi qytetin Avdiivka po rritet. Sulmet vazhdojnë, thotë pala ukrainase. 

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit