Kandidati demokrat për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi mbrëmjen e së martës se senatorja me ngjyrë, Kamala Harris do të jetë zëvendësja e tij nëse ai zgjidhet president. Në fjalën e tij Biden e cilësoi si një nder të madh nominimin si kandidate për zëvendëspresidente të Harrisit, e cila prej kohësh është konsideruar si konsideruar si partnerja ideale për Biden.
Biden theksoi se ajo ka punuar ngushtë me të birin, Beau, kur ajo ishte kryeprokurore në Kaliforni, ndërsa theksoi se Harris është mbrojtëse e madhe e të drejtave të grave dhe fëmijëve.
Biden në 3 nëntor do të përballet me presidentin aktual Donald Trump, i cili kërkon mandatin e dytë, së bashku me zëvendëspresidentin Mike Pence.
Ish-kryeprokurorja e Kalifornisë, Kamala Harris ka qenë kritike e fortë e situatës në polici dhe me ka kërkuar reformin të thellë, sidomos pas protestave që u nxitën nga vrasja e George Floyda.
Në një postim në Facebook ajo u shpreh e ngazëllyer nga nominimi dhe kujtoi faktin se frymëzimi kryesor i saj ka qenë aktivizmi për të drejtat e njerëzve me ngjyrë të viteve 60-të. Një grua me ngjyrë nuk ka qenë propozuar asnjëherë për një detyrë të tillë, ndërsa asnjëherë SHBA-të nuk janë drejtuar nga një grua.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.1%
-
Keq
63.3%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 663
Lajme të tjera
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Kievin: 'Dërgesa fillon menjëherë'! Raketat amerikane mbërritën fshehurazi në Ukrainë
24 Prill, 07:57
-
Gara për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë
21 Prill, 17:19
-
SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen
20 Prill, 18:27
-
Lufta në Ukrainë/ Kongresi amerikan arrin konsensusin për ndihmën ndaj Kievit
15 Prill, 08:48
-
Biden kthehet në Uashington për shkak të kërcënimit të Iranit ndaj Izraelit
13 Prill, 20:59
-
Agresioni kinez në Detin e Kinës Jugore, Biden diskuton me udhëheqësit e Japonisë dhe Filipineve
12 Prill, 20:51
-
Anketa: Amerikanët mendojnë se Biden dhe Trump më shumë kanë dëmtuar se sa kanë ndihmuar vendin, por për arsye të ndryshme
12 Prill, 18:03
-
Lufta në Gaza/ Izraeli vret 3 djemtë e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në një sulm ajror! Sulmi izraelit lë 14 viktima në Rripin qendror
10 Prill, 08:51
-
Presidenti Biden 6.6 miliardë dollarë për prodhimin e mikroprocesorëve në SHBA
9 Prill, 18:18
-
Biden dhe Trump synojnë të tërheqin votuesit afro-amerikanë në shtetet kyçe
5 Prill, 20:10
-
Lufta në Gaza/ Pas telefonatës Biden-Netanyahu, Izraeli hap pikëkalimin Erez në Rripin verior për të lejuar ndihmat
5 Prill, 08:23
-
Lufta në Gaza/ Biden: Mbështetja e SHBA për Izraelin varet nga masat e reja për mbrojtjen e civilëve
4 Prill, 08:42