Johan Cruyff në një intervistë për mediat spanjolle shprehet se problemi më i madh i katalanasve aktualisht është braziliani Neymar. Sipas holandezit një futbollit në moshën e brazilianit nuk mundet që të ketë një pagë shumë herë më të lartë se senatorët e ekipit blaugran, të cilët kanë fituar gjithçka me Barcelonën në vitet e fundit.
“Neymar është një problem te Barcelona. Ai mund të jetë një lojtar i madh dhe askush nuk e vë në diskutim, por nuk është normale që të marrësh një futbollist në moshën 21-vjeçare dhe ta paguash më shumë se të tjerët që kanë fituar gjithçka. Askush nuk mund të jetë Zoti në moshën 21-vjeçare.
Te Barcelona ndodhet lojtari më i mirë i botës dhe një djalosh 21-vjeçar nuk mund të jetë figura kryesore. Kjo është e pamundur në futboll. Ndoshta kur të jetë 26 vjeç po, por jo 21 vjeç” deklaroi ai.
Në ndeshjet e fundit Neymar nuk ka dalë në lojën e tij duke qenë hija e Mesit, por pagën e ka më të lartë se argjentinasi, por edhe shumë të tjerë. Fakti ka sjellë edhe kërkesën e Mesit për rritje page 25 milionë Euro në vit duke vendosur me shpatulla pas murit Barcelonën.
/Shqiptarja.com