Nëse jeni fans i John Travoltës dhe doni një foto me të duhet të bëni gati 500 dollarë.
Aktori i njohur ka kërkuar para nga fansat, të cilët donin një foto nga ai gjatë një kongresi të Supanova me tifozët e filmave shkencorë në Australi.
Pasuria e tij vlerësohet në 170 milionë dollarë, por aktori mesaduket do të bëjë 'pazar' edhe me fansat që mezi presin të bëjnë një foto me të.
Sipas medias britanike, Travolta ka njoftuar në media se kërkonte 500 dollarë për të bërë një foto me të dhe autografin e tij, kurse me një selfie kërkonte 250 dollarë.
Edhe pse nuk është një çmim i ulët, shumë fansa nuk nguruan të paguanin.
Komentet negative për këtë 'biznes' të Travoltas kanë shpërthyer në rrjetet sociale.