Johnson kërcënon BE-në për Protokolllin e Irlandës së Veriut

Johnson kërcënon BE-në për Protokolllin e Irlandës së Veriut

Liderët e G7, kanë mbajtur takimet e dyta në samitin tre ditor që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, pas ekonomisë, sot janë diskutuar politikat e jashtme dhe shëndetësore. Ndër temat kryesore të diskutuara është angazhimi për të parandaluar një pandemi të re dhe sfida dhe kërcënimet e paraqitura nga Kina dhe Rusia.

Çështjet pas Brexit midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian, kanë zënë një fokus qëndror në bisedimet e liderëve të G7. Atmosfera mund të prishet nga rezultati i bisedimeve për zbatimin e plotë të Protokollit të Irlandës së Veriut, I planifikuar për në fund të Qershorit, por që Londra është gati të shtyjë në mënyrë të njëanshme për të shmangur ndalimin e kalimit të mishit të ngrirë përtej Detit Irlandez. BE, nga ana tjetër, ka kërcënuar se do t’I për t'iu përgjigjet  çdo shkelje të marrëveshjes së nënshkruar nga vetë Johnson.

Gjatë një takimi dypalësh, presidenti francez Emmanuel Macron ftoi Johnson të "respektojë fjalën e tij", një kusht i domosdoshëm për një rivendosje të marrëdhënieve midis dy vendeve. Dhe presidentët e Këshillit dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen, gjithashtu folën për këtë temë në takimet e tyre me Kryeministrin Britanik, Boris Johnson.

Johnson, pati gjithashtu një takim dypalësh me Kancelaren gjermane Angela Merkel, ku deklaroi se pozicioni i Londrës mbi Protokollin është "të ruajë si sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë së Bashkuar", se "kompromiset nga të gjitha palët" janë të nevojshme dhe se është e angazhuar për të gjetur "zgjidhje praktike ".

Megjithatë në intervista për mediat vendase ai ngriti tonin, duke argumentuar se MB nuk do të hezitojë të pezullojë protokollin për Irlandën e Veriut nëse është e nevojshme. Ai shtoi se do të bëjë " çdo gjë që duhet ", " çfarëdo që të duhet për të siguruar që mallrat të udhëtojnë lirshëm midis MB dhe provincës së saj Irlanda Veriore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën