Johnsoni nën presion

Johnsoni nën presion

Festë apo takim pune? Fotografia e një takimi në Downing Street rrit presionin ndaj kryeministrit Johnson. Në fotografi shfaqen rreth 20 persona, bashkë me djathin dhe verën. Qeveria flet për një mbledhje pune.

Kryeministri britanik Boris Johnson është nën presion në rritje për shkeljet e mundshme të rregullave të mbylljes së jetës publike.

Në maj 2020 vala e parë e koronas kishte përfshirë Britaninë  dhe vendi ishte në një bllokim të rreptë. Por më 15 maj kryeministri Johnson me sa duket mori pjesë në një festë në kopsht në rezidencën e tij zyrtare në Downing Street. Disa gazeta raportuan për këtë ditët e fundit. Tani është shfaqur një foto e re e një takimi të ri me gati 20 persona në Downing Street Garden. "Guardian” ka publikuar një foto nga takimi.

Takim pune - me verë dhe djathë

Në foton e publikuar nga "Guardian”, e cila mban datën maj 2020 – periudhë kur kontaktet qenë rreptësisht të kufizuara – Johnson-i shihet i ulur në një tavolinë me gruan e tij Carrie dhe dy bashkëpunëtorë. Shihen grupe të tjera të shpërndara nëpër kopsht, ku shërbehet verë dhe djathë.

Qeveria thekson se ka qenë një takim pune. "Qeveria përdor edhe kopshtin e Downing Street për takime pune. Kjo nuk ishte kundër rregullave," tha zëvendëskryeministri Dominic Raab.

Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Matt Hancock i kishte bërë thirrje popullatës që të qëndronte në shtëpi kur ishte e mundur, t'u përmbahej rregullave dhe të mos rrezikonte. Në atë kohë, në maj 2020, vetëm maksimumi dy persona lejoheshin të takoheshin në Angli, jashtë dhe në një distancë prej dy metrash. Takimet e punës duhet të zhvilloheshin vetëm "nëse është absolutisht e nevojshme".

Zëdhënësi i Johnson-it fillimisht i hodhi poshtë akuzat për një "festë në kopsht". Ai tha se atë ditë, pas një konference për shtyp, kryeministri pati "disa takime në kopsht, duke përfshirë edhe ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë dhe ekipin e tij”. Johnsoni ishte kthyer në rezidencën e tij pak pas orës 19:00.

Johnsoni nën presion

Por fotografia që ka publikuar tani Guardian ngre dyshime për paraqitjen zyrtare të zëdhënësit të Johnsonit. Fotografia i bashkohet një serie raportesh për festa që thuhet se janë zhvilluar në Downing Street gjatë periudhës së mbylljes së jetës publike. Johnson-i ka qenë nën presion të konsiderueshëm për shkak të kësaj. Si rezultat, politika e tij e koronës po humbet besueshmërinë në sytë e vëzhguesve. Kritikat erdhën nga opozita. Zëvendëskryetarja e Partisë Laburiste, Angela Rayner e quajti foton "një shuplakë në fytyrën e publikut britanik". "Kryeministri vazhdon të na tregojë se nuk ndjek rregullat që bën për ne të tjerët," tha ajo./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren