Joleza Koka e dashuruar prej vitesh
ja personi që i ka rrëmbyer zemrën

Joleza Koka e dashuruar prej vitesh<br />ja personi që i ka rrëmbyer zemrën
Një nga figurat më të përfolura politike aktualisht është padyshim kryetarja e FRESSH, Joleza Koka. Më shumë se sa për punën dhe kontributet e saj në politikë, Joleza ka tërhequr vëmendjen e mediave me episode humoristike dhe ndodhi personale.

E bërë shpesh objekt ngacimimi dhe humori nëpër rrjetet sociale, Koka ka treguar se di të marrë me sportivitet kritikat dhe shakatë që mund të bëhen me të. Megjithatë deri më sot nuk është publikuar thuajse asgjë në lidhje me jetën e saj private. Por gazeta “Paloma” ka mundur të zbulojë cili është i dashuri i Jolezës. Bëhet fjalë për një figurë po ashtu të njohur nga publiku, Laert Kola, ish-aktivist i MJAFT-it, i cili vazhdon të jetë i angazhuar me çështje që prekin shoqërinë civile.

Të afërm të çiftit thonë që ata kanë disa vite bashkë dhe bëhet fjalë për një marrëdhënie të konsoliduar, edhe pse janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes së mediave, aq sa as një foto të të dyve së bashku nuk mund të gjendet.
laert kola
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)