Këtë mbrëmje orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dha një koncert në sallën qendrore të Universitetit të Arteve.
Pjesët e luajtura erdhën nga krijimtaria e kompozitorit Feim Ibrahimi si dhe nënë dirigjimin e artistit të merituar Ermir Krantja.
Ndër artistët që performuan ishte dhe Flautistja e parë e orkestrës së RTSH-së Jonela Golemi, e cila përmes një pjese muzikore i dha jetë një grupi variacionesh me motive popullore.
Pjesa muzikore nisi me tinguj të lehtë lirikë, për të kaluar më pas në një shpejtim të ritmit dhe forcës muzikore
Mbi këtë pjesë na tregon vetë artisja Jonela Golemi
“Pjesa që unë luajta është një temë e thjeshtë popullore por lirike, brenda saj lirizmin por dhe virtuozitetin e flautit si instrument. Pjesa e parë një pjesë e kënduar dhe me pas zhvillohet e zhvillohet deri tek varacioni i fundit që është ai në finale që kërkon vërtet një teknikë të mirë të flautit. Këtë pjesë e kam dëgjuar që kur kam qenë e vogël, e kam adhuruar sepse është nga pjesët shqiptare që i bashkon të gjithë elementët bashkë.”- u shpreh Jonela Golemi.
Flautisja Jonela Golemi është flauti i parë i orkestrës së RTSH-së, si dhe një artiste e vlerësuar në Francë, pas studimeve të saj atje. Që nga viti 2002 ajo është anëtare e Orkestrës Franceze të Flauteve ku performon përkrah artistëve më në zë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO