Jonida Maliqi do të prezantojë “The Voice Kids” ?

Jonida Maliqi do të prezantojë “The Voice Kids” ?
Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi mendohet se do të jetë prezantuesja e formatit më të ri televiziv “The Voice Kids”, i cili do të jepet në ekranin e televizionit “Top Channel”.

Spektakli ka kohë që po përgatitet dhe thuhet se stafi do të jetë po ai i pranishëm dhe në edicionin muzikor të të rriturve.



Jonida këto kohë ka qenë pjesë e ekranit të Top Channel në rubrikën e përjavshme argëtuese “E Dua Vendin Tim” ku është kapitene e njërës prej skuadrave pjesëmarrëse në emision.

Duket se këngëtares po i pëlqen ideja e të qenit moderatore në ekran dhe i përshtatet mjaft mirë ky rol.



Jonida është një femër e pëlqyer nga publiku dhe për karrierën e saj muzikore.

(b.t/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin