Jonida Maliqi fotokopje e Beyonce

Edhe më përpara është vënë re një tendencë e theksuar e Jonida Maliqit, e cila parapëlqen që të kopjojë look-un e artistëve ndërkombëtare. Këngëtarja e njohur ishte e para e cila u shfaq në Tiranë me modelin e flokëve identike me Rihanna, ndërsa tani duket se po kopjon Beyonce. Ndoshta periudha e shtazënisë, e cila ka përkuar në të njëjtën kohë më të dy artistet e këngës, ka bërë që Jonida të ecë në hapat e këngëtares amerikane. Ne kemi sjellë dy foto të cilat janë identike: e para është gjatë natës së parë të Këngës Magjike dhe e dyta gjatë finales, ku duket qartë se Jonida zgjedh gjithmonë modelet e artistëve ndërkombëtare. Sigurisht që nuk ka asgjë të keqë kjo kopje, fundja ajo është e vetmja që ndryshe nga këngëtarët e tjerë që parapëlqejnë të kopjojnë artistët ballkanas, Jonida është akoma më vizionare.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj