Jonida Maliqi është shfaqur në revistën Cosmopolitan, e cila ka sjellë një përmbledhje të veshjeve më të mira, fotografuar në rrugë, gjatë ditëve të javës së modës, pranverë/verë 2014.
Fotot janë frymëzuar nga kryeqytetet e modës si Milano, Nju Jorku, Parisi, Londër etj.
Në këtë album fotografish bën pjesë edhe një prej këngëtareve shqiptare, e njohur për paraqitjen e saj të jashtme dhe një nga ndjekëset më të mëdha të modës.
Jonida Maliqi pak ditë më parë, e shoqëruar nga këngëtarja tjetër, Rovena Dilo kanë qenë prezente në ditët e javës së Modës në Milano, ku dhe është fotografuar për faqet e kësaj reviste. Jonida Maliqi vazhdon të mbetet një nga artistet më me stil dhe fashion të skenës sonë.
(J.H/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com