Pritjes i ka ardhur fundi. Kënga përfaqësuese e Shqipërisë është kualifikuar në mesin e dhjetë vendeve për të konkurruar në finalen e Eurovizion.
Mbrëmjen e së enjtes Jonida Maliqi dhuroi një performancë elektrizuese në “Eurovision”. Këngëtarja shqiptare u vlerësua nga të gjithë për zërin e saj të fuqishëm dhe për emocionin që përcolli me këngën “Ktheju Tokës”. Kënga përfaqësuese e Shqipërisë u këndua në gjuhën shqipe para miliona njerëzve.
Faqja zyrtare e Eurosong e ka cilësuar zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer. E veshur si një mbretëreshë ilire, Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë. Performanca e rradhës do të jetë të shtunën në mbrëmje më 18 Maj.
Shqipëria do të këndojë e dyta në natën e finales së madhe, pas Maltës.
Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ishte e 14-ta në konkurrim në Eurosong. E shoqëruar nga backvocal-et Artemisa Mithi, Tiri Gjoci dhe Uendi Mancaku këngëtarja arriti të kualifikohet për në finalen e 18 majit. Me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë edicion të 64-tët të mbajtur në Tel Aviv u këndua në shqip.
Në orkestrimin e bërë nga Enis Mullai, skenografi e veshjen e realizuar nga Ardi Asllani nuk munguan as elementët e etnosit shqiptar.
Gjatë mbrëmjes që shënoi edhe gjysmëfinalen e dytë konkurruan 17 shtetet e radhës; Armenia, Irlanda, Moldavia, Zvicra, Letonia, Austria, Kroacia, Malta, Lituania, Rusia, Norvegjia, Vendet e Ulëta, Maqedonia dhe Azerbajxhani.
Gjatë gjysmëfinales së parë kaluan në finale;San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Slovenia.
Mbrëmjen e së enjtes kaluan; Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Ajzerbaxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.
Në finale, përveç 20 shteteve që kanë kaluar në fazën tjetër gjatë dy gjysmëfinaleve do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia.
Shqiperia s'ka patur e s'ka kurre muzike e kenge. hHiq ca kenge popullore tironce e ca serenata korçare (qe edhe ato jane te kopjuara nga muzika turke e arabe e sllave), te tjerat jane veçse tmerr e kakofoni...
PërgjigjuNa mbytën dramat! Mos shikoni shumë telenovela se u cmend shoqeria nga te qarët, epika dje drama. Mjaft!
PërgjigjuO njerez inatcinj o qe nuk dini asgje vetem te shani, ikni beni ndonje pune per shtepite tuaja, familjet tuaja. Bravo i qofte si teimereshe doli dhe te nderoj dhe ty more kokrra e dembelit e llapazani, baltoses te vendit tuaj. Juve turpu ju mbulofte dhe ajo per te miren e vendit u vleresofte. Te lumte Jonida. Nuk eshte e thene te dali e para, atje ka shtete te medha qe kane shume me shume mundesi zgjedhjeje per ne ti sot je fituese Jonida.
PërgjigjuKengetarja eshte shume e mire por ke nga qe ka zgjedhir eshte deshtim, ceshte ajo kenge si kenge vajtimi futja kot, duhen kenge qe ngjallin ritem dhe gjalleri tek njerezit, kur fitoi festivalin jam cudit ka fut mik thashe me vete se ska mundesi
Me perjashtim te veshjes qe ishte padyshim shume e bukur,te tjerat ishin te zakonshme per puplikun.Boll me "pompat" shqiptare.Kto ishin mendime se paku nga ne qe ishim aty
PërgjigjuCilat pompa? Komentet te faqja zyrtare e eurovizionit a i shikoni apo jane sajesa ato?
Pse u mbaruan këngët edhe këngëtarët që Shqipëria prezantohet me këtë!!!!!!
PërgjigjuE ke gabim kenketarja eshte shume me nivel