Jorgo Bulo: Ka 23 vjet që
mungon kritika letrare në Shqipëri

Jorgo Bulo: Ka 23 vjet që<br />mungon kritika letrare në Shqipëri
TIRANE- “Valsi i Lumturisë”, romani i Ylljet Aliçkës, një vepër me fund të trishtë, por me fat të lumtur për sa i përket suksesit të tij, do të përfaqësojë Shqipërinë për çmimin “Ballkanika”; një nga çmimet më të rëndësishme letrare për rajonin e Ballkanit. Gara për çmimin “Ballkanika”, fituesi i së cilës do të dalë nga votimet e një jurie ndërkombëtare zhvillohet këtë vit në Tiranë më 6 dhjetor.

“Valsi i Lumturisë” shkon në këtë garë duke mbajtur edhe çmimin kombëtar “Penda e Argjendtë”, çmim i dhënë nga Ministria e Kulturës. Romani “Valsi i lumturisë” i Ylljet Aliçkaj edhe pse është vlerësuar, të pakta kanë qenë shitjet e tij sipas autorit. “Publiciteti që iu bë për shkak të çmimit “Balkanika”, në këtë panair pati shitje më të madhe”, u shpreh Ylljet Aliçka. Shkrimtari shqiptar do të konkurrojë me shkrimtarët e rajonit Zdravka Evtimova nga Bullgaria, Dimitrios Stefanakis nga Greqia, Mitko Madzunkov nga Maqedonia, Mirela Roznoveanou nga Rumania, Dragan Velikiç nga Serbia dhe Hakan Gunday nga Turqia.

“Balkanika” është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të Ballkanit e cila vitet e fundit po evidentohet si një lloj çmimi NOBEL në letërsinë ballkanike, u shpreh dje në një konferencë për shtyp Irena Toçi, presidentja e shtëpisë botuese “Toena” e cila është anëtare e Fondacionit “Balkanika”. Botuesja Toçi ka rrëfyer sesi shtëpia botuese “Toena”, u bë pjesë e Fondacionit Balkanika që e ka qendrën në Sofje. Sipas saj çmimi i këtij fondacioni jepet në rajonin e Ballkanit duke shpallur çdo vit shkrimtarin më të mirë të këtij rajoni.

Ky aktivitet zhvillohet për herë të tretë në Shqipëri dhe gjatë viteve ka rezultuar me dy fitues shqiptarë Ismail Kadarenë dhe Fatos Kongolin. I pranishëm në promovimin e pjesëmarrjes së shkrimtarit shqiptar Ylljet Aliçkaj në garën “Balkanika”, që u zhvillua dje dje në Muzeun Historik, përveç anëtares së jurisë për Shqipërinë Diana Çulit, ishte edhe drejtori i Institutit të Letërsisë, Jorgo Bulo. Mes tij dhe gazetarëve të Kulturës pati një dialog ku shprehje shqetësimi për mungesën e kritikës letrare pas pyetjes se cilat janë kriteret e përfaqësimit të autorëve shqiptarë në çmimet rajonale apo ndërkombëtare. Gjatë këtij dialogi Jorgo Bulo ka pohuar edhe mungesën 23-vjeçare të kritikës letrare në Shqipëri.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?