HIMARË - Kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro përmes rrjetit social “Facebook” njofton se nga sot ka nisur edhe regjistrimi në terren i Pasurive të Paluajtshme.
 
Më tej Goro thekson se për të lehtësuar procesin e matjes Regjistrimi filloi nga Dhermiu, ne Polepotamo dhe vazhdojme ne drejtim te Shkambos, Freskos, Bucos dhe deri ne Agrilies.
 
Kujtojmë që Goro do të garojë sërish në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Himarës në siglën e aleancës PS-LSI.
 
“Miq po e nis ditën me lajmin e mire se filluam Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme ne terren, ne zonen kadastrale 1481. Interesimi i himarjoteve eshte ne maksimum, per te lehtesuar keshtu procesin e matjes qe filluam me grupin e manaxhimit. Regjistrimi filloi nga Dhermiu, ne Polepotamo dhe vazhdojme ne drejtim te Shkambos, Freskos, Bucos dhe deri ne Agrilies. Dite te mbare! Goro.”- shkruhet në fanpage “Jorgo Goro për Himarën”

1

1
matje
matje

Vijon...
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)