Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit te Maqedonise se Veriut Afrim Gashi, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e 4 të Diasporës. Temë e diskutimit mes dy zyrtarëve ishte gjuha shqipe dhe nevoja për avancimin e të drejtave të shqiptarëve
“Diskutuam për situatën në Maqedoninë e Veriut sidomos për protestat e drejta të shqiptarëve në lidhje me gjuhën shqipe dhe nevojën për të avancuar të drejtat e shqiptarëve siç edhe marrëveshja e Ohrit ka përcaktuar. Shqiptarët në RMV janë faktor stabiliteti dhe urë drejt integrimit europian. Procesi i integrimit kërkon më shumë se retorikë! Kërkon institucione të forta, përfshirje dhe reforma reale. Kuvendi ka një rol kyç në këtë rrugë dhe jam e bindur që Afrim Gashi do ta mundësojë avancimin e RMV në këtë process” shkroi Tabaku në rrjete sociale ku ndau edhe fotografi nga takimi.
Në përfundim të takimit që u mbajt në ambient të hapur, Tabaku e ka shoqëruar Gashin deri në takimin e tij me kryetarin e Kuvendit te Shqiperise Niko Peleshi
Komente











