/ATSH - José Mário dos Santos Mourinho Félix, traineri i skuadrës së futbollit të Çelsit në kampionatin anglez, i njohur më së shumti me nofkën "Mou", do të vizitojë gjatë muajve të ardhshëm vëndin tonë.

Në postën e klubit të skuadrës së futbollit F.K Pratizanit ka mbërritur ditet e fundit një dhuratë mjaft e veçantë për presidentin Demi.
Një bluzë me numrin 1 e skuadrës së Çelsit është dërguar në postën e klubit nga vetë traineri e skuadrës së Çelsit, Zhoze Murinjo.
E porositur nga ish-trajneri i Partizanit, Marsio Sampaio, fanella e Çelsit mban numrin 1 me mbiemrin e legjendës Murinjo dhe autografi i tij i dedikohet personalisht presidentit të Partizanit, Demi.

Trajneri portugez Murinjo ka pranuar me kënaqësi ftesën e presidentit të Partizanit për të vizituar Shqipërine në muajt e ardhshëm dhe për të qenë i pranishëm në inaugurimin e kompleksit të ri të FK Partizanit.