Njëra nga sfidat më interesante mbrëmjen e dytë në Ligën e Kampioneve është padyshim Manchester City – Real Madrid, e cila do të zhvillohet në Angli.

Pavarësisht se vendasit janë dorëzuar në luftën për të prerë një biletë për në turin tjetër, ndeshja nuk e ka humbur aspak rivalitetin. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 3-2 për Realin, tani janë londinezët që kërkojnë hakmarrje.

Në prag të sfidës trajneri i madrilenëve Murinjo ka komentuar sfidën, por edhe jubileun e 100 ndeshjeve në Ligën e Kampioneve me Porton, Celsin, Interin dhe Realin.

Portugezi është ndalur duke treguar momentet më të bukura, por edhe më të trishtueshmet. “Pa dyshim që momentet më të bukura janë finalet me Porton dhe Interin, të cilat i fituam, por nuk mund të harroj edhe gjysmëfinalet e humbura me Celsin dhe Realin, pa lënë pas edhe atë me Barcelonën” shprehet portugezi.

Ndërkohë që për Cityn, luzitani e ka vlerësuar maksimalisht duke u shprehur se i pret një ndeshje e vëshitrë, pavarësisht faktit që kundërshtari ndodhet jashtë objektivit.

(d.b/shqiptarja.com)