Josipoviç, Kroacia shembull
për Kosovën ndaj korrupsionit
Shumë shqiptarë nga Kosova kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e Kroacisë. Shumë kanë marrë pjesë dhe e kanë mbrojtur Kroacinë, disa e kanë humbur jetën në luftë, prandaj kosovarët janë shumë të respektuar në Kroaci.
PRISHTINE - Profesori i Universitetit të Drejtësisë por edhe atij të arteve Ivo Josipoviq ka folur për miqtë e tij kosovarë, raportet me shqiptarët që jetojnë në Kroaci dhe kontributin e tyre dhënë për shtetin kroat si gjatë luftës ashtu edhe pas saj.
Në intervistën për tv Koha me presidentin kroat, ai ka porositur kosovarët që të marrin shembull Kroacinë në aspektin e luftës kundër korrupsionit por edhe trajtimin e krimeve të luftës. Kishte vizituar Kosovën kur ishte student dhe kur jetohej në një shtet të përbashkët të quajtur Jugosllavi.
Por tani këtë vend ai e sheh shumë më ndryshe. Prishtina si qytet, i cili gjithnjë kishte njerëz të mirë dhe bukurinë e vet, por qartë tani është shumë më shumë e ndërtuar dhe, natyrisht, të mirat e pavarësisë dhe lirisë po e japin efektin e vet.
Mendon se po të kishte më shumë mençuri dhe mirëkuptim mes popujve të ish Jugosllavisë, këto territore mund të dukeshin shumë më bukur.
Ka disa miq kosovarë, kryesisht artistë, por vlerëson lart edhe ata që kontribuuan në luftën e Kroacisë. Shumë shqiptarë edhe nga Kosova kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e Kroacisë dhe demokracinë e saj. Shumë kanë marrë pjesë në njësi që e kanë mbrojtur Kroacinë, disa i kanë humbur jetët në këtë luftë, prandaj kosovarët janë shumë të respektuar në Kroaci.
Do të thosha se shumë shqiptarë jo vetëm nga Kosova, sepse kemi shqiptarë edhe nga Maqedonia dhe Shqipëria që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të madh në jetën kulturore dhe politike të Kroacisë.
Josipoviq ka porositur kosovarët se mund të marrin shumë shembuj sesi Kroacia i ka kaluar fazat e shtetndërtimit dhe sfidat e mëdha si pajtimi mes komuniteteve, çështja e të zhdukurve të luftës si dhe luftën e madhe që ka bërë kundër korrupsionit.
Sa i përket krimeve të luftës, ka thënë se të tilla janë bërë shumë madje edhe gjatë luftës së dytë botërore dhe krimet gjithnjë duhet dënuar, por nuk duhet harruar asnjëherë se kush ishte në anën e drejtë të luftës dhe kush në anën e gabuar të saj.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.1%
-
Jo
49.3%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: SPAK dhe baltëhedhja ndaj tij
31 Korrik, 08:09
-
Përfshihet nga flakët magazina në autostradën Tiranë-Durrës, shtëllunga të mëdha tymi ‘mbulojnë’ zonën (VIDEO)
31 Korrik, 08:01
-
Lufta/ Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh vritet në Iran, grupi palestinez: Përshkallëzim serioz! Austin: SHBA do të mbrojë Izraelin nëse sulmohet
31 Korrik, 07:35
-
'Si e ke njohur partnerin?', Mikela Pupa shuan kureshtjen e ndjekësve
31 Korrik, 07:26
-
Në punë bëni kujdes...çfarë thonë yjet për ju sot
31 Korrik, 07:18
-
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024
30 Korrik, 22:54
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02