Jovanoviç: Thirrja për luftë e Nikoliç
me Kosovën, rrezikon Serbinë

Jovanoviç: Thirrja për luftë e Nikoliç<br />me Kosovën, rrezikon Serbinë
Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviç, është shprehur se deklarata e presidentit serb, Tomislav Nikoliç, për një konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Serbisë.
 
“Zyrtarët serb e kanë për obligim ruajtjen e paqes, e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofike, të cilat vështirë se di t’i kapërcenim”, është shprehur ai.
 
Gjithashtu lideri i Partisë Demokrate Liberale në Serbi, është shprehur se presidenti Nikoliç, është duke e shtyrë vendin drejt konflikteve të reja.
 
Presidenti serb, Tomislav Nikolliç, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se Serbia është e gatshme të dërgojë ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë