Si duket kjo javë ka qenë nostalgjike për ish-kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
 
Deputetja ka postuar një fotografi së bashku me vogëlushen e saj Megi kur ajo ishte vetëm një muajshe.
 
Topalli shfaqet e buzëqeshur dhe shumë tërheqëse në një nga momentet e saj më të lumtura.
 
“Kujdesuni për të gjitha kujtimet tuaja, sepse nuk mund t’i rijetoni. Bob Dylan”, ka shkruar Topalli në përshkrimin e fotografisë me vajzën e saj.
 
Ndërsa para dy ditësh me rastin e 8 dhjetorit, Topalli ka postuar një tjetër fotografi të para shumë viteve me Azem Hajdarin dhe Sali Berishën.

jozefina topalli

jozefina topalli

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com