Jozefina Topalli njoftoi lëvizjen kundër Bashës, Rudina Hajdari: Fjalim i bukur (VIDEO)

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nga Shkodra dje bëri një thirrje për krijimin e një lëvizje të re që do të sjellë ndryshimin, sulmoi Lulzim Bashën dhe kërkoi largimin nga skena politike të “4 shahistëve që bëjnë pazare” me njëri –tjetrin dhe mbajnë peng vendin. Iniciativën e ish-n/kryetares së PD-së e përshëndeti ditën e sotme edhe Rudina Hajdari. Pas aktivitetit në shkollën "Shejnaze Juka" ku mori pjesë, vajza e Azem Hajdarit e përshëndeti fjalimin.

"E ndoqa shumë pak, por ishte fjalim i bukur" u shpreh Hajdari, ndërsa nuk pranoi që të komentonte deklaratat e kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore.  Por si do të funksionojë lëvizja për ndryshim?

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri pak ditë më parë zbuloi se si do të funksionojë lëvizja 'Basha ik' dhe cili është qëllimi i saj kryesor. "Ne jemi një grup njerëzish, të njohur për publikun që shumë shpejt do të formalizohet, është çështje ditësh dhe kemi marrë takimet e para me bazën e partisë me një qëllim, jo për të larguar Lulzim Bashën dhe për të vendosur Jozefina Topallin, apo Edvin kullurin, apo Edit Harxhin, apo Astrit Patozin apo Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie, por për: Mbyllje të tranzicionit të antidemokratizmit në Partisë Demokratike, gjë për të cilën besoj se do të reflektohet edhe në PS" tha Kulluri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eris: 26/09/2019 18:52

    KOT E KENI O RUDINA,,,,SE NUK IKEN SALI BERISHA DHE LUL BASHA ,,SE KANE FRIKE. ,,MENDOJNE SE DUKE MBAJTUR PD,,,DO TE RUAJNE PASURITE E VJEDHURA. TE POPULLIT SHQIPTAR,,,DHE DO RUHEN NGA KRIMET E BERA NDAJ POPULLIT,,,NUK E KUPTOJNE QE SPAKUN E KANE AMERIKANET,,,DHE SHPEJT DO I SHIHNI NE BURG.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes