TIRANË- Ashtu siç është paralajmëruar më herët, një lëvizje kundër lidershipit aktual të PD, Lulzim Basha, ka nisur të marrë "jetë" brenda kësaj force politike.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, i ftuar në studion e Report Tv ka zbuluar se si do të funksionojë dhe cili është qëllimi i saj kryesor. Ai tha se kjo lëvizje ka nisur si rezultat i zhgënjimit të demokratëve nga kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, i cili gjithashtu theksoi se ky i fundit aktualisht ka mbështetjen më të vogël që ka pasur në histori një kryetar partie, duke listuar dështimet e tij të njëpasnjëshme në drejtimin e PD-së për 6 vite më radhë, ku ndër më kryesorët është djegia e mandateve dhe bojkoti i 30 qershorit.

Kulluri ka zbuluar se në përbërje të kësaj lëvizje janë personazhe të njohur për opinioni publik, por pa dhënë emra konkretë duke zbuluar se kanë nisur takimet e para me bazën e partisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Kulluri: Rama është i lumtur me këtë opozitë që drejtohet nga Basha

Edin Kulluri, një nga zërat më kritik të Bashës, ka deklaruar se vendimi për të djegur në bllok mandatet dhe bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit ka qenë një nga gabimet më të mëdha të kryedemokratit. Sipas tij, Rama është i lumtur me këtë opozitë të drejtuar nga Basha.

"Djegia e mandateve dhe bojkoti duhet të ishte më mirë i menduar. U futën duar në kuti apo ishte si rezultat i listave. Nuk mund të të thuhet se nuk ka zgjedhje. Ka 60 kryetar Bashkia në zyrë, ky është fakt. Ata thonë që nuk janë deputet (opozita e re), këta janë deputet. Basha nuk i shet dot sikur nuk i njeh. Nëse ka njerëz krejtësisht anonim, s'është problemi i tyre po i partisë që i ka caktuar.  Që kur ka ardhur në pushtet Rama dhe Basha në krye të PD-së këtu nuk merr njeri përgjegjësi. Rama ndihet shumë mirë me këtë opozitë. Deputetët e LSI-se janë për të qarë. Po merren në politikë ushtarët e kryetarëve të partive", tha Kulluri.

Ora 19:28
Kulluri: Demokratët të pakënaqur me Bashën, për çështje ditës nis lëvizja brenda PD

I ftuar në studion e Report Tv, Edvin Kulluri është ndalur të flasë për një lëvizje brenda PD-së, kundër këtij lidershipi, duke theksuar se do të nisë për çështje ditësh.

"Natyrisht kjo është e dukshme për shkak të dështimeve në 6 vite. 30 qershori është dështim spektakolar jo vetëm se nuk ofronin mundësinë e zgjedhjeve, por është dështim spektakolar edhe i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq opozita. Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, të njohur për publikun që shumë shpejt do të formalizohet, është çështje ditësh dhe kemi marrë takimet e para me bazën e partisë me një qëllim, jo për të larguar Lulzim Bashën dhe për të vendosur Jozefina Topallin, apo Edvin kullurin, apo Edit Harxhin, apo Astrit Patozin apo Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie, por për: Mbyllje të tranzicionit të antidemokratizmit në Partisë Demokratike, gjë për të cilën besoj se do të reflektohet edhe në PS. PD duhet të kthehet te meritokracia, sistemi i karrierës, përfaqësimi, gara dhe ideologjia e djathtë e qartë që sot nuk e kemui. Sot jemi bërë një parti që rri me shishe benzine si guerrils. Nuk ka një mënryrë tjetër PD-ja po nuk u modernizuar dhe të jetë më e mirë se "Rilindja". Kjo bëhet vetëm duke folur me demokratët dhe pastaj me shoqërinë", tha Kulluri.