Drejtuesja politike për diasporën e PD, Jozefina Topalli ka zhvilluar takime të shumta me shqiptarët në Nju Jork.
‘Kontributet tuaja ekonomike, sociale, dhe kulturore janë të pallogaritshme. Jeni mundësia kyçe, që Shqipëria ka, për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit’, është shprehur Jozefina Topalli gjatë takimeve me diasporën në SHBA .
Postimi i Jozefina Topallit:
Të dashur miq dhe bashkëkombës,
Është një emocion i papërshkrueshëm të jem këtu, përballë jush, mes jush-njerëz të cilët, pavarësisht largësisë fizike, mbajnë gjithmonë Shqipërinë në zemër. Ju që keni lënë pas tokën e lindjes për të ndjekur ëndrrën amerikane, por që kurrë nuk e keni harruar atdheun.
Kontributet tuaja ekonomike, sociale, dhe kulturore janë të pallogaritshme. Çdo ndihmë që dërgoni për familjen, çdo projekt investimi, çdo partneritet që krijoni, çdo promovim të kulturës shqiptare – të gjitha këto janë hapa që na ndihmojnë të ecim përpara.
Në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë diaspora do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë.
Mbase jeni mundësia kyçe, që Shqipëria ka, për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit.
Votoni për Shqipërinë.
Votoni për një vend me shpresë!
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.7%
-
Jo
78.9%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët
15 Mars, 15:09
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
‘Të tretat’ e listave me kandidatë për deputetë, i riu aktiv i PD në Britani: Primare, hasta la vista baby
15 Mars, 11:58
-
PD-ja ka harruar si bëhen llogaritë
15 Mars, 11:08
-
Ervis Iljazaj: Listat e Partisë Demokratike, lista pa kurajo politike
14 Mars, 19:14
-
Belind Këlliçi vërteton korrektësinë e sondazhit të Piepolit që nxjerr Partinë Socialiste fituese më 11 maj
14 Mars, 19:00
-
Kaosi në PD/ Lapardhaja: Berisha në fillim i gënjeu demokratët, tani po i tall pas Primareve! Humbi dhe bastionet që fitoi Basha, në lista futi besnikët
14 Mars, 18:33
-
Rama ironizon sërish Berishën me bufat e kënetës: Tuneli madhështor i fitoreve imagjinare
14 Mars, 18:12
-
Frrok Çupi: Mëshirë për Lulin!
14 Mars, 15:45
-
Sondazhi i 'Piepolit' në Report Tv, Kikia: Besueshmëria e Berishës ka rënë, zhgënjim pas Primareve! Copëzimi i votës së opozitës i jep fitoren Ramës
14 Mars, 15:21
-
Si do të votojë diaspora më 11 maj? Report Tv u shpjegon hap pas hapi procesin! Fleta e votimit brenda një zarfi gjigand me kod unik, vota e fshehtë (VIDEO)
14 Mars, 14:43
-
Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)
14 Mars, 14:20