Jozefina ka përshkuar të gjithë hidrografinë e qytetit përbri liqeneve, lumenjve, luginave, detin dhe më pas malin për të mbërritur në zemrën e Shkodrës, Kalanë e Rozafës.
Ajo ka ndarë me miqtë në rrjetin social “Facebook” foto nga pushimet e qeta familjare.
“Shkodren e ka bere Zoti te Bukuren e Dheut! Brenda nje ore shkon nga mali ne det, duke kaluar edhe anes liqenit ,disa lumenjve, luginave ...e Kalase se Rozafes!!!, shkruan Topalli mbi fotot e bëra publike.
Ndërsa në një foto tjetër po bën ecje me vajzën Megin, dy mbesat Iris dhe Angela dhe qenin e tyre.
“Me Megin dhe (dy mbesat) Iris e Angela...ne mal !”, shkruan duke shoqëruar me këto fjalë panoramën familjare në natyre.
Mes natyrës dhe gjelbërimit Jozefina shihet e veshur me kostum sportiv të zi dhe atlete bashkë me vajzën Megin.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)