Kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Dhuka, u kërkoi shqiptarëve të pranishëm në Samitin e Diasporës që t’i bëjnë jehonë popullit shqiptar për të dhënë kontributin e tyre në procesin e anëtarësimit. Ministrja e Shtetit bëri thirrje për lartësimin e imazhit të Shqipërisë, teksa tha se ata mund të bashkëpunojnë në programe të veçanta.
“Shqiptarët janë popujt më europiandashës në të gjithë Europën, sigurisht në Ballkan por edhe në çdo vend tjetër të Europës. Ne kemi shumë nevojë për kontributin, pjesëmarrjen tuaj në këtë transformim të vendit. Ju jeni zëri ynë atje! Ne kemi programe që ju të mund të punoni me ne, sipas dëshirës dhe fushës së interesit të cilat do të prezantohen sot. Shkrini barrierat, ne jemi të mrekullueshëm, por nuk ka kanë njohur mirë. Bëni miq dhe ftojini të vizitojnë Shqipërinë, ftojini të investojnë në Shqipëri. Ju lutem të shtohemi në numër, referoni një mik, lidhni një bashki me një bashki”, tha Dhuka.
Lajmi kryesor:
Integrimi, Dhuka: Kemi nevojë për eksperiencën e diasporës! Jaupaj: Keni sjellë modelet më të mira të ekonomisë











