‘Ju kam bërë hatanë, më falni’/Fjalët e fundit të lacjanit, që u zhduk 14 vite më parë. ‘Shpërthejnë’ dëshmitë në Pa Gjurmë: 46-vjeçari strehohet në Greqi

Në një lidhje me skype, në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, moderatorja Odeta Dume i komunikoi Gjovalin Kolës, vëllait të të humburit dëshmitë që mbërritën për herë të pare, gjatë transmetimit live, pas 14 vitesh. Një lumë telefonatash treguan një vendndodhje të mundshme të 46-vjecarit në Edessa të Greqisë. Dyshimet e familjarëve, se diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur, e hedh poshtë një nga emigrantët shqiptarë në Greqi, i cili pretendon se është takuar me Tonin Kolën në tetor të vitit 2020.

Vjet në tetor ka qenë në një fshat, në Amelona të Larisës. Ai ishte në shoqërinë e një greku, i cili besoj se ishte pronari i tij. Unë fola me këtë person dhe ai më pohoi se quhej Tonin dhe ishte nga Laçi. Madje më tha se prindërit i kishin ndërruar jetë. Ishte diku tek të 50-tat dhe punonte në bujqësi, më duket. Ka një ngjashmëri të madhe me vëllain që është në studio.

46-vjeçari u zhduk nga banesa e tij në qytetin e lindjes, por dëshmitë që mbërritën në program, ndryshojnë pistën e kërkimeve. Dëshmi që hedhin dritë mbi faktin se ai kishte mbërritur sakaq në tokën helene.

E kam takuar Toninin në vitin 2007 në muajt shtator-tetor në Edesa. Ai ishte në një kafe te stacioni i autobuzit, që kthehet për në Shqipëri. Fola personalisht me të. Ai më pyeti: Për Shqipëri po shkon?- Jo- i thashë, ’Kam disa punë këtu’. Emri më kujtohet mirë, quhej Tonin Kola dhe më tha se ishte laçjan. Ka shumë ngjashmëri me fotot.

Nuk dihet çfarë e mundonte Toninin, që nuk u bë më i gjallë, kur vëllait iu drejtua si i zënë në faj, pak kohë para se të zhdukej.

Në vitin 1996 ka punuar në Edesa, atje njihej me emrin Jorgo. Ka patur edhe një shok nga Dibra me emrin Bujar Duka, me të cilin ka punuar më parë në Greqi. Në vitin 2000 u kthye në Shqipëri dhe u martua. Bashkëshortja e pret ende bashkë me djalin që la. Fjalën manastir e përmendte shumë shpresh, ka shprehur deshirën që të futej atje. Ju kam bërë hatanë, mos ma kërko të vërtetën çfarë ka ndodhur.

 

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen