Sophie Kastriota njihet tashmë si një prej pasardhëseve të familjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut
Vajza 21 vjeçare është mjaft e talentuar në muzikë dhe në fushën e aktrimit. Sofia gjithmonë është shprehur krenare për origjinën e saj dhe është e pranishme në evente kombëtare e shoqëruar nga familja e saj, kryesisht në Kosovë.
Ajo ka prezantuar tashmë vëllain e saj Benjamin Kastrioti, me rastin e ditës së tij të lindjes. Në profilin e tij në instagram nuk mungon postimi i heroit kombëtar.
Gjaku i tyre rrjedh direkt nga djali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, nga Gjoni, nipi Ferrante dhe stërnipi Pardo dhe stërstërnipi Federico.
Ata janë gjenerata e 14-të e fisit të kastriotëve. Ata jeton në Brisbane të Australisë. Sophie ka treguar kohë më parë se nëna e saj është duke punuar për një film artistik mbi jetën e Skëndërbeu, i cili ende nuk është publikuar.