"Ju, politikanët e korruptuar, qëndroni larg kombëtares'/ Letra që pushtoi rrjetin një fake-news, ja e vërteta

Trajneri kroat, Zlatko Daliç

Një letër e hapur e trajnerit kroat Zlatko Daliç drejtuar politikanëve kroatë, ku i kërkonte që të mos i afroheshin kombëtares pasi ishin të korruptuar ka rezultuar fake-news.

Nuk është trajneri i Kroacisë është autori i letrës por gazetari Igor Premuzic, i cili që në hyrje të saj kishte bërë një parantezë në të cilën shpjegonte se kjo ishte një letër e shkruar nga vetë ai duke shpresuar që në një univers paralel të ishte vetë Daliç që e shkruante.

Dje kam shkruar një tekst nga një “univers paralel” në të cilin Zlatko Daliç, me të gjithë lojtarët dhe stafi i Kombëtares luftojnë kundër elitës politike në vend. Në atë letër imagjinare unë e mendoj atë një aleat dhe një patriot të vërtetë. Ky është vizioni im për futbollistët dhe aleatët që janë të vetëdijëshëm për gjendjen e popullit të tyre.

Shkruan në letrën e tij gazetari Zlatko Daliç

Por edhe pse shumë e qartë, mediat e keqinterpretuan ngjarjen duke vënë në “gojën e Daliç” fjalët :

Ju, politikanët e korruptuar e kthyer Kroacinë në një nga vendet më të varfëra në Evropë. Por jo me Kombëtaren. Qëndroni larg saj.

Zlatko Daliç, trajner kroat

Kroacia arriti deri në finalet e Kupës së Botës "Rusi 2018", ku humbi ndaj skuadrës franceze me rezultatin 2:4.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë