Ju që bëni shaka me urrejtjen

Ju që bëni shaka me urrejtjen

Autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj

Në politikë, në rrjete sociale ka disa individë që nxitjen e urrejtjes e kanë tashmë profesion. Pa arsye, pa fakte, nxisin mbështetësit të urrejnë jo vetëm kundërshtarët e tyre, por edhe miqtë e familjarët e kundërshtarëve. Marrin misionin e gjykatësve pa gjyq në shoqëri e rrjete sociale. Prej shumë vitesh luajnë me armën më të rrezikshme që mund të mendohet për një shoqëri ende në zhvillim: urrejtjen dhe vetëgjyqësinë.

Duket sikur fjalët e hedhura përditë me vrullin e një niagare i merr era e nuk mbillen në kokët bosh të disave, por kështu nuk është. Si uji që gërryen shkëmbin, fjalët, thirrjet për asgjesimin edhe fizik të kundërshtarit, mbeten. Në një vend ku ende pak respektojnë Shtetin, ku armët janë në duar të disave, është rrezik i madh të luash syllambyllazi me nxitjen e urrejtjes. Sidomos liderët më karizmatikë politikë duhet të ndryshojnë gjuhën, të masin fjalët.

Po kështu dhe disa analistë e gazetarë fjalëvrarë: gjuha e tmerrshme e urrejtjes duhet ta braktisë Shqipërinë, ndryshe, disa keqkuptojnë dhe mund të shkaktojnë tragjedi për një grindje në radhë dialize (e kujtoni tragjedinë me 4 viktima në Spitalin Amerikan) apo me një automatik në dorë, të shuajnë familje për një grindje, a një fjalë. Sepse të çmendurit e ndjejnë veten superiorë mbi të gjithë: edhe mbi shtetin dhe jetën e njerëzve.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja