Më 28 janar 1990 pasdite u nisa me biçikletë në Protestën e Heshtur. Diku te Medreseja, takova mikun e vjetër, antikomunistin e përbetuar Sofokli Karpuzi.
Sofo tha; "Nuk shkohet në Protestë me biçikletë. Nuk është serioze. Në Protestë shkohet me kokën lart dhe hapin drejt".
Sofokli Karpuzi kishte plotësisht të drejtë. U tmerrova. U turpërova. Nuk e di as vet' si s'më ndali zemra atë çast. E lashë biçikletën diku. Vazhdova më këmbë drejt Protestës bashkë me Sofon.
Policia e atëherëshme, para së cilës Policia e sotme duket qesharake, gjatë asaj Proteste, rrëmbeu, arrestoi, rrahu deri në vdekje, dhe ua hodhi kufomat prapa Dajtit kushedi se sa protestuesve.
Ju që protestoni këto ditë, në daçi të mos ju marrë historia për Bitëllsa të paguar, por për Shqiptarë Trima, idealista të betuar që s'ju trembet syri, hiqini kapuçat, zbuloni fytyrat, ngrini kokat, drejtoni hapin, dhe ndalni shkatërrimet.
*Titulli redaksional
Komente


Me liken lart dhe hapin drejt thote. Tipik pershkrim komunist. Pikerisht se vajtet ju ashtu dhe Jo me bombs molotov, vuajme tani. Qyteyerimi vjen pas revolucionit. Ndiq historine boterore. Pa djegje ska rindertim. Po prinderit ku Jane,pse sdalin. Fillimisht shesim voten dhe ua djegin te ardhmen ktyre te rinjve dhe me pas pellasin per qetesi nga komforti I divanit. Sa per info e urrej Bersishen dhe Edin njelloj. Ne kohe te Berishes qe kaos, por we per te gjithe njelloj. Te gjithe hanin. Ky I gjati ushqen vetem 4 vete.
PërgjigjuBEDEL-ndoshta nga turqishtja: -Te shkosh ushtar me pagese per nje tjeter. Psh:ARKIMED LUSHA shkon "ushtar me pagese" per FLAMUR NOKEN. etj.etj...
PërgjigjuMe trima Tropoje si Stresi me intelktuale si Flamur Noka dhe Trima si Edi Paloka ne kena me zaptu tan Shqipnin e nuk kena me hek kapucet para trimat e malcise
Përgjigju