TIRANE- Shqipëria jugore është lëkundur sot në mëngjes nga një tërmet me magnidutë 4.8 ballë të shkallës Rihter. Specialisti në Institutin e Sizmiologjisë Rrapo Ormeni, deklaroi sot në mëngjes në Tv A1 Report se epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, disa kilometra larg Leskovikut.
“Rrjeti sizmologjik e regjistroi 08:15 lëkundjet e tërmetit, rreth 17 km në lindje të Leskovikut. Në epiqendër, në veri të Greqisë fuqia e lëkundjes së tëremetit ishte 6-7 ballë dhe janë ndjerë në Leskovik, Korçë, Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, deri dhe në Elbasan.” - deklaroi specialisti Rrapo Ormeni. Lëkundjet kanë zgjatur deri në 30 sekonda.

(Në foto harta dhe me të kuqe zona ku është ndjerë tërmeti)
Tërmeti është ndjerë 5 ballë në Leskovik e Korçë, 4-5 ballë në gjirokastër, e Pogradec, 4 ballë në Sarandë e Tepelenë, dhe 3-4 ballë në Vlorë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Elbasan.
Për momentin nuk ka të dhëna për dëme materiale apo në njerëz.
vijon...
/Shqiptarja.com