'Jul Cezari' në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë (VIDEO)

Zona muzeale pranë memorialit të Skëndërbeut në Lezhë u gjallërua mbrëmjen e së mërkurës. "Jul Cezari", një ndër veprat më të forta politike të Shekspirit, u vu në skenë nga i mirënjohuri Ivica Buljan dhe interpretimin fantastik të Romir Zallës, Alfred Trebickës, Vin Bejlerit Ermira Hysaj, etj. 

Një shfaqje klasike, por që për audiencën vjen si vepër kontemporane. Drejtori i Teatrit Eksperimental, Kico Londo tregon arsyet se pse turi teatral nisi nga qyteti i Lezhës.

"E filluam me Lezhën pas shfaqjeve në Tiranë, për të bashkuar dy figura të mëdha historike si Jul Cezari dhe Skënderbeu. Ne do jemi edhe në Shkodër, Berat, Porto Palermo, Butrint por askund më shumë se në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë Cezari s'mund të flasë më mirë", tha Londo.

Londo shton se kjo është një mënyre më e mire për ta çliruar publikun nga stresi dhe ankthi që ka krijuar pandemia.

"Pandemia ka shkaktuar një lloj rrudhje, pasigurie, teatri po mundohet ta çlirojë publikun nga frika dhe të përcjellë mesazhe shprese", tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër