Julia ka qenë imazh i parfumit Lancome për 4 vite dhe tashmë ka ngritur nivelin artistik të punës së saj duke u bërë imazh i Givenchy për koleksionin Pranverë/Verë 2015.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i markës Riccardo Tisci nëpërmjet Instagramit të tij, ndërsa seti është shkrepur nga fotografët me përvojë Mert Alas dhe Marcus Piggot.
Tisci shprehet se nuk e priste përgjigjen pozitive të aktores pasi ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg kësaj industrie.
Kjo nuk është hera e parë që ata bashkëpunojnë sëbashku, pasi Tisci ka dizenjuar shumicën e veshjeve të 47-vjeçares mbi tapetin e kuq dhe së fundmi në eventin e çmimeve Oscar këtë vit.
Ai ka zgjedhur një stil mashkullor për të, me një kostum të zi, pa make-up dhe flokë të pastiluar.
Lexohet lehtë vetëm buzëqeshja e saj të cilën të gjithë e njohin.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)