Olta Boka, Juliana Pasha, Kejsi Tola
Tiranë, 6 Dhjetor / ATSH - Juliana Pasha, Olta Boka dhe Kejsi Tola janë 3 emrat e këngëtareve mjaft të njohura dhë të pëlqyera nga publiku në vënd, të cila prej kohësh tashmë së bashku me bandën(grupin muzikor) janë një ndër grupet më të mira live në kryeqytet, të cilat ofrojnë një program fantastik, i cili nuk duhet humbur.
Midis emave e grupeve të muzikës Live që ofron kryeqyteti si një alterantivë për të kaluar fundjavën, padyshim që Juli, Olta dhe Kejsi spikasin mjaft, si nga vokali, si nga karkteri apo edhe nga programi muzikor që ato ofrojnë.
Midis emrave si Elton Deda & Band, Gent Bushpepaj, Vedat Ademi, Grupi Burn e plot grupe të tjera të cilat performojnë nëpër clubet e
Juliana Pasha, Sidrit Bejleri, Olta Boka dhe Kejsi Tola
kryeqytetit të premtet, të shtunat apo dhe të djelat në mbrëmje, grupi i treshesh Pasha, Boka, Tola duke që ngjall një interes mjaft të madh në publik, ku ky i fundit nuk i braktis asnjëherë vajzat në çdo performance që ato bëjnë jo vetëm në clubin "Stela" por kudo që ato japin shfaqe edhe jashtë Tiranës.
Duke filluar që nga hitet më të njohura botërore, shqiptare, zhanerat e muzikës pop, latine, dance e deri tek ajo popullore, duket që kanë një efekt mjaft të madh në ambjentet ku luan treshja e vazjvave, ambjente këto të cilat i gjen gjithnjë e më të frekuentuara./k.m/