Greqia duhet të punojë për stabilitetin dhe të përfundojë reformat në vend. Kjo është kërkesa që Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker i ka kërkuar Aleksis Tsipras menjëherë pas rizgjedhjes si kryeministër i Greqisë.
 
 “Greqia tani ka nevojë për mbështetje të gjerë nga të gjitha palët, stabilitetin institucional dhe zbatimin në kohë të reformave në mënyrë që të kthehet besimi”, shkroi Juncker në një letër urimi për Tsipras” – theksoi Juncker.
 
Jucker në fjalën e tij theksoi se “Ekziston një nevojë urgjente për të menaxhuar krizës e refugjatëve, e cila do të jetë tema kryesore e samitit në Këshillin e BE-së”- u shpre Juncker.
 
Juncker përfundoi fjalën e tij duke theksuar se BE-ja do të mbështesë qeverinë e re në realizimin e plotë të reformave në Greqi.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)